Arratisja e Altin Ndocit, Basha: Nuk funksionuan institucionet

Arratisja e Altin Ndocit, Basha: Nuk funksionuan institucionet

Eksperti i Sigurisë, Faik Basha, i ftuar në “Quo Vadis”, ka komentuar arratisjen spektakolare të Altin Ndocit dy ditë më parë nga spitali i Durrësit. Basha tha se ishte një ngjarje mjaft e rëndë dhe se institucionet nuk kanë funksionuar siç duhet. Pjesë nga biseda: Basha: Ishte një ngjarje mjaft e rëndë që cenonte sigurinë e institucionit të ruajtjes së dënimit. Kemi parë informacionet zyrtare, disa struktura nuk kanë funksionuar. Kemi pasur një arratisje të një personazhi të akuzuar për disa krime të rënda. Tani po hetohet edhe mënyra se si ka përfunduar ky i burgosur në një burg të kësaj sigurie. Në parametrat e elementëve të sigurisë mund të jetë burg i sigurisë së lartë, por në parametrat e shërbimit nuk ishte burg i...