Arratisja/ Altin Ndoci doli nga spitali i Durrësit me xhup të zi, në parking e priste Audi A7 i bardhë
Gazetarja e Syri TV zbulon detaje të reja lidhur me arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci. Ai ka qenë i shtruar në spitalin e Infektivit, në spitalin rajonal të Durrësit prej dy ditësh. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar se kush e ndihmoi të arratiset. Nga burimet cituar nga gazetarja e Syri TV, Albana Aliaj mësohet se ai ka dalë nga spitali në këmbë i veshur me xhup të zi. Pasi ka dalë nga spitali është larguar drejt rrugës së Maternitetit ku është dhe parking i madh. Ndoci akuzohet si vrasës me pagesë i klanit të Copajve Tre kamerat e sigurisë në oborrin e spitalit rajonal të Durrësit e kanë pikasur duke dalë nga shkallët e infektivit në drejtim të parkingut. Kamera...
Burimi:
syri.net