Armiqësia mes dy familjeve Ndoka–Nikulaj / Artan Hoxha: Hera e tretë mund të jetë fatale

Armiqësia mes dy familjeve Ndoka–Nikulaj / Artan Hoxha: Hera e tretë mund të jetë fatale

Një konflikt i nisur një vit më parë në Shëngjin mes të rinjve Ndoka dhe Nikulaj solli atentatin e tre ditëve më parë në Lezhë, ku u plagos gabimisht Sokol Daci. Në “Shqipëria Live”, gazetari Artan Hoxha ka treguar se si ka nisur konflikti mes dy familjeve të njohura në Lezhë, ndërsa tha se ngjarja mund të ishte parandaluar. “Të dyja familjet janë me ndikim shoqëror, politik, ekonomik. Të dyja familjet kanë hotele në zonën e plazhit. Kanë pasur beteja politike. Nikulajt formuan vetë një forcë politike, u përfshinë në aleanca të tjera. Ndokajt janë një familje e fuqishme, kreu i këshillit bashkiak ka qenë vëllai i madh, që nuk jeton më. Vëllai tjetër u bë deputet. Pra kemi të bëjmë me dy familje të...