Armë kallashnikov pa leje e fshehur në banesë, 33-vjeçari arrestohet në Tiranë
Në banesën e shtetasit I. D., 33 vjeç, e cila ndodhet në rrugën “Perlat Rexhepi” në Tiranë, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip kallashnikov, që mbahjej pa leje. 33-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Policia e Tiranës, goditje të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni i koduar “Hidden”. Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov. Vihet në pranga shtetasi që fshihte armën, në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”. Si rezultat i kontrolleve dhe punës operacionale, kryer me intensitet të shtuar, 24/7, në të gjithë territorin e kryeqytetit, me objektiv identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve që cenojnë sigurinë publike, duke mbajtur pa leje ose fshehur armë...
Burimi:
syri.net