Apeli liroi 3 të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços, babai i viktimës: Djali iku pa faj! Do marr hak dhe do i djeg me benzinë
Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie “për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços. Babi i të ndjerit, Nevzat Çeço i revoltuar, i prekur dhe me lot në sy tha se djali i iku pa asnjë faj, teksa kërkon që drejtësia të vihet në vend. “S’kam çfarë të them më. Djali më iku pa asnjë faj. Unë do ta ndjek që nesër. Do ti përvëloj ata me benzinë do ti përvëloj nuk i le. Arrest shtëpie lirim janë ato. Mua nuk më dhimbset jeta fare po nuk i zhduka ata. Nuk i le do ta them troç le zë më arrestojnë ç’të duan le të bëjnë, do t’ia gjej radhën do gjej...
Burimi:
vizionplus.tv