Amnistia Penale/ 380 persona lirohen menjëherë, për rreth 900 ulet dënimi! Ja kategoritë që përfitojnë

Amnistia Penale/ 380 persona lirohen menjëherë, për rreth 900 ulet dënimi! Ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet relacioni i projektligjit të Amnistisë Penale që u miratua ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave dhe pritet që të depozitohet në Kuvend, ku do të marrë edhe “OK” e fundit. Në relacion, thuhet se nëpërmjet këtij projektligji synohet të aplikohet një politikë lehtësuese penale për t’ju dhënë mundësi personave të dënuar të vijojnë me rehabilitimin dhe riintegrimin në shoqëri. Po ashtu përmes kësaj nisme, synohet që të ulet mbipopullimi në burgje. Sipas relacionit, gjatë hartimit të projektligjit është pasur në vëmendje që kategoritë e veprave penale që parashikojnë rrezikshmëri të lartë shoqërore ose të dënuarit që paraqesin rrezikshmëri të theksuar, të përjashtohen nga kjo amnisti, si konkretisht veprat penale kundër personit si vrasja, plagosja, dhuna në familje, veprat penale kundër mjedisit, terrorizmit, korrupsioni,...