Ambasadori Gonzato takim me kreun e ri të SPAK: Të vijojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Ambasadori Gonzato takim me kreun e ri të SPAK: Të vijojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho.  Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonzato ka publikuar edhe fotografi nga takimi, teksa shkruan se e përgëzoi SPAK për arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  Po ashtu Gonzato shkruan se e inkurajoi Brahon që të vijojë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.  Në mbyllje Gonzato thekson se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.  Postimi i Gonzatos:  Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të...