“Altin Ndoci e dinte ku e priste makina”/ Karamuço: E mirëmenduar, dyshoj se ka bashkëpunim me punonjës të paraburgimit Durrës
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit ndërsa u dërgua për të marrë mjekim në repartin e Infektivit. Gjatë intervistës, Karamuço hodhi dyshime të forta se sipas tij Altin Ndoci mund të ketë pasur bashkëpunime me disa punonjës të paraburgimit në Durrës. Ndërsa analizoi të gjithë itinerarin e ndjekur nga i paraburgosuri, eksperti i Kriminalistikës tha se arratisja është e mirëmenduar. “Kemi një profil që hetohet nga SPAK me masë sigurie shtrënguese. Ka të dhënë edhe nga ana e policisë për rrezikshmërinë shumë të lartë që paraqiste ky persona. Duke pasur problem me veshkat bënte vizita. Spitali ka ndërruar dhomë kohët e fundit dhe e ka çuar tek pavioni i infektivit. Ky person me rrezikshmëri të lartë nuk shoqërohet me policë të thjeshtë,...
Burimi:
javanews.al