Akuzohet si pjesë e grupit që do vriste ish-deputetin socialist, lirohet nga burgu
Lirohet nga qelia me masë arresti në shtëpi Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja. GJKKO ka ndryshuar masën e mëparshme të sigurimit, “arrest në burg”. “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj të pandehurit Xhelal Rraja, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2024 dhe me vendimin Nr.78, datë 12.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale”, thuhet në vendim. Si shkak për ndryshimin e masës renditen arsyet shëndetësore. Emri i Xhelal Rrajës përmendet në dosjen “Revanshi” të SPAK, hetimet e së cilës u mbyllën në shkurt të vitit të kaluar. Rraja është mes 14 të pandehurve që u...
Burimi:
javanews.al