Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Pas rreth dy vitesh proces gjyqësor në Gjykata e Lezhës, Prokuroria ka dhënë sot pretencën për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj. Seanca gjyqësore zgjati rreth një orë, gjatë së cilës organi i akuzës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Saraivën. Sipas Prokurorisë, ai është autor i vrasjes së ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin, krim që tronditi opinionin publik. Sipas dosjes hetimore, Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ngjarja ndodhi brenda ambienteve të një lokali në Shëngjin, ku biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje. Sipas akuzës, krimi ishte i organizuar dhe i planifikuar, ndërsa roli...