Akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin
Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e përjetshëm të pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak ku u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë Jan Prenga. SPAK dyshon se Hajri esht një nga personat organizatorë të rrëmbimit në vitin 2020. Megjithatë autoritetet kanë dështuar që ta arrestojnë atë, ndërsa dënimi nga prokuroria u kërkua në mungesë. Apeli i Posaçëm la në fuqi në Shkallën e Parë dënimin e kopshtarit Festim Bexhdili i cili do të qëndrojë përjetë në qeli./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv