Akuzohet për 71 vjedhje dhe ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë

Akuzohet për 71 vjedhje dhe ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mirditë, operacioni policor i koduar “Mekanizmi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I kërkuar nga autoritetet në Itali, për pjesëmarrje në grup kriminal të akuzuar për 71 vjedhje/tentativa për vjedhje (me armë), në vitin 2023, në banesa në 4 rajone të Italisë, kapet 35-vjeçari. Procedohet penalisht shtetasi që drejtonte automjetin me të cilin lëvizte në Rrëshen, i ndaluari. Sekuestrohet automjeti tip “Benz”. Si rezultat i sigurimit të informacioneve në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për llogari të autoriteteve në Itali, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve, me Interpol Romën, nëpërmjet Interpol Tiranës, u finalizua operacioni “Mekanizmi”. Në kuadër të operacionit u kap teksa lëvizte me automjet në Rrëshen, dhe u arrestua provizorisht, me...