Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas
SPAK ka dërguar për gjykim tre shtetasit ukrainas të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim personi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Dy shtetasit ukrainas Nazar Khamuilo dhe Mark Petrenko janë aktualisht me masë sigurimi “arrest në burg”, ndërsa Karol Oskiera, për të cilin është caktuar e njëjta masë sigurimi, por ende e paekzekutuar. Këta persona akuzohen për “trafikim të personave të rritur”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”. Hetimi nisi në nëntor 2024 pas një ankese të Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri, e cila njoftoi se një shtetas ukrainas mbahej dhe detyrohej të punonte kundër dëshirës së tij në Vlorë. Gjatë kontrolleve u zbuluan disa ambiente me shtetas ukrainas që punonin me laptopë duke dërguar mesazhe për...
Burimi:
vizionplus.tv