Aksidenti tragjik me tre viktima/ Shpëtoi mrekullisht 19-vjeçarja, ja si paraqitet gjendja e saj te Trauma

Aksidenti tragjik me tre viktima/ Shpëtoi mrekullisht 19-vjeçarja, ja si paraqitet gjendja e saj te Trauma

Aksidenti tragjik me tre viktima në Gjirokastër/ Shpëtoi mrekullisht 19-vjeçarja, ja si paraqitet gjendja e saj  te Trauma Një 19-vjeçare shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit ku humbën jetën tre të rinj. E reja ndodhet në observimin e Urgjencës. Aktualisht gjendja e saj është stabël, por mbahet në monitorim nga ekipi mjekësor, për shkak  se është politraumë dhe nuk mund të thuhet ende nëse e ka kaluar rrezikun për jetën. Ajo ndodhej në automjetin që drejtonte Martin Dulaj 25 vjeç, ku fatkeqësisht ky i fundit nuk i mbijetoi plagëve të marra. Mjeti i tyre u përplas me mjetin ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, të dy mbetur viktima.