Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, mes viktimave konfirmohet një shqiptar

Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, mes viktimave konfirmohet një shqiptar

Një shqiptar është konfirmuar mes viktimave të aksidentit rrugor tragjik që ndodhi të martën në Rumani, ku u përfshi një minibus me tifozë të klubit grek PAOK. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet dhe ambasada përkatëse.  Në total, shtatë persona humbën jetën në këtë aksident, ndërsa tre të tjerë mbeten të plagosur dhe janë të shtruar në Spitalin Universitar të Timisoarës, rreth 100 kilometra nga vendi i ngjarjes. Mjekët presin të japin një pasqyrë më të qartë të gjendjes së tyre në orët në vijim.  Minibusi ishte nisur nga Greqia dhe po udhëtonte drejt Francës, ku tifozët planifikonin të ndiqnin ndeshjen e së enjtes në Ligën e Evropës mes PAOK-ut dhe Lyonit.  Agjencia shtetërore greke e lajmeve “AMNA” raportoi se kryetari i bashkisë së Aleksandrisë në Imathia, Panagiotis Girinis, deklaroi se...