Aksidenti në Milot-Mamurras, ndërron jetë shoferi, prindërit kallëzojnë në Prokurori mjekët e Spitalit të Traumës për neglizhencë

Aksidenti në Milot-Mamurras, ndërron jetë shoferi, prindërit kallëzojnë në Prokurori mjekët e Spitalit të Traumës për neglizhencë

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë njëri nga tre të rinjtë që u përfshinë në aksidentin e ndodhur më 19 janar në autostradën Milot–Mamurras, pranë fshatit Gjorm në Kurbin. Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, Albert Togu, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit, duke humbur jetën tetë ditë pas ngjarjes. Dy pasagjerët që udhëtonin me të, Albion Mamli dhe Romario Alija, ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Audi” devijoi nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore gjatë një tentative për të shmangur përplasjen me një mjet tjetër. Ky i fundit drejtohej nga një person në gjendje të dehur, i cili është arrestuar nga policia....