Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte ku humbën jetën tre shtetas. Autoritetet sqarojnë se aksidenti tragjik u regjistrua rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”. Mjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, banues në Tepelenë, u përplas me mjetin tjetër i cili drejtohej nga 24-vjeçari Klejdi Myftari. Fatkeqësisht si pasojë e aksidentit humbën jetën dy drejtuesit e mjeteve, pasagjeri Anxhelo Ruçi, ndërkohë mbeti e plagosur 19-vjeçarja e cila ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga Dulaj. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i plotë i Policisë: Tepelenë/Informacion paraprak Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti...