Aksidenti me pasojë vdekjen e 7-vjeçarit/ I mituri u përplas nga dy makina, arrestohen shoferët
Detaje të tjera dalin nga ngjarja e ndodhur këtë të martë në Tiranë, ku një i mitur u aksidentua për vdekje. Ngjarja ndodhi në rrugën “Kastriotët”, ndërsa 7-vjeçari u përplas nga dy automjete. Sipas informacioneve, mësohet se fillimisht i mituri është goditur nga automjeti që drejtohej nga Tomorr Shukulli (55 vjeç). Më pas, ai është përplasur edhe nga një automjet i dytë që drejtohej nga Valentina Koltraku (42 vjeç). Disa orë pas ngjarjes së rëndë, Policia ka bërë arrestimin e të dy drejtuesve të mjeteve. I mituri u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marrë dhe humbi jetën.
Burimi:
syri.net