Aksidenti me një të vdekur dhe dy të plagosur në Gramsh/ Arrestohet shoferi i kamionit
Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, që ra dje në humnerë. Ku për pasojë humbi jetën një grua dhe mbetën të lënduar dy të tjerë, përfshirë vetë shoferin. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja D. H., informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen, drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. K., 38 vjeç, banues në Gramsh. Ky shtetas dhe pasagjerja, shtetasja A. B., 39 vjeçe, që u dëmtua nga aksidenti, vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Burimi:
syri.net