Aksidenti i merr jetën gruas në Fushë-Krujë, arrestohet polici
Një aksident i ka marrë jetën mëngjesin e kësaj të hëne, një gruaje në aksin Nikël – Larushk. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, ku një automjet i drejtuar nga një punonjës policie ka humbur drejtimin dhe ka përplasur këmbësoren me inicialet N.Ç. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) ka reaguar përmes një komunikate për mediat pas ngjarje, ku bën me dije se ka “arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.” Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë. AMP...
Burimi:
javanews.al