Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

Pavarësisht se aksidentet rrugore sipas statistikave janë në ulje, fenomeni vijon të jetë shqetësues pasi herë pas here shkaktohen edhe humbje jete të qytetarëve. Sipas ekspertëve në shumicën e rasteve shkak për ngjarjet rrugore janë drejtuesit e mjeteve por edhe të këmbësorët. Këta të fundit herë pas here nuk respektojnë sinjalistikën, apo kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve të dedikuara. Por një tjetër problem është mosmirëmbajtja e infrastrukturës dhe sinjalistikës rrugore nga Bashkia e Tiranës, ndërmarrjet e saj e të varësisë dhe dhjetëra drejtore e punonjës që paguhen me taksat e qytetareve të cilët është pak të thuhet që po vegjetojnë. Ekspertet e sigurisë shprehen, se vijat e bardha, semaforët dhe tabelat e shpejtësisë në kryeqytet duhet të monitorohen dhe mirëmbahen në mënyrë të vazhdueshme. Në kryeqytet...