Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini, ka deklaruar se ditët e para të këtij viti janë shoqëruar me aksidente të rënda me humbje jete, duke i cilësuar ato si tregues negativë për sigurinë rrugore në vend. Sipas tij, faktori kryesor mbetet përdoruesi i automjetit, i cili duhet të ketë aftësitë e duhura, të jetë i vëmendshëm dhe të zbatojë rregullat e qarkullimit. Qibini theksoi se edukata rrugore është elementi kyç për respektimin e këtyre rregullave. Në këtë kuadër, Qibini bëri thirrje për ndryshime në Kodin Rrugor dhe Penal, si dhe për rishikimin e disa dispozitave që lidhen me konsumimin e pijeve alkoolike. “Në ditët e para kemi pasur aksidente të rënda me humbje jete. Janë tregues negativë për sigurinë rrugore, ku faktor kryesor është përdoruesi...