Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Aksident tragjik në Tiranë/ Autobusi përplas këmbësorin, humb jetën 46 vjeçari. Në pranga..
Shoferi i një autobusi është arrestuar nga Policia e Tiranës. Sipas policisë, 56-vjeçari duke drejtuar autobusin ka përplasur një këmbësor. Si pasojë ka humbur jetën 46-vjeçari. “N. H., 56 vjeç, pasi në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobusi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.