Aksident tragjik në autostradën Levan–Tepelenë, humb jetën një 16-vjeçar

Aksident tragjik në autostradën Levan–Tepelenë, humb jetën një 16-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Cakranit”. Dy automjete, një tip “Benz” dhe një tip “Peugeot”, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 16-vjeçar, i identifikuar me inicialet O. M. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, paraprakisht, dyshohet se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, në momentin që 20-vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti me pasoja fatale. Deklarata e policisë Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në...