Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Aksident rrugor në aksin Lushnje–Fier, disa persona marrin lëndime
Një aksident rrugor me disa persona të lënduar është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Lushnje–Fier, në afërsi të zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”. Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar, i cili ka sjellë përplasjen e dy automjeteve që po lëviznin në të njëjtin kah. Burime nga Policia e Qarkullimit bëjnë me dije se dy mjetet janë fërkuar gjatë tentativës për të parakaluar njëri-tjetrin, duke humbur kontrollin e drejtimit. Si pasojë e përplasjes, një automjet tip fuoristradë, markë “Volvo”, ka përfunduar i bllokuar mes barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes, duke shkaktuar shqetësim dhe bllokim të përkohshëm të trafikut në këtë segment rrugor. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të...