Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën Transballkanike, ku një automjet ka përplasur një grua rreth 57 vjeç, teksa ajo po kalonte në vijat e bardha. Sipas dëshmitarëve, makina ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe nuk ka ndaluar, duke e goditur qytetaren. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, duke e braktisur mjetin. Aktualisht, identiteti i drejtuesit nuk është bërë ende i ditur nga policia. E dëmtuara ka pësuar lëndime, kryesisht në njërën këmbë, dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit, i cili është larguar nga vendi i aksidentit.