Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

Një grua ka humbur jetën ditën e sotme pasi është përplasur nga makina. Bëhet me dije se 65-vjeçarja Sh.Sh ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte përplasur me makinë në Bathore e drejtuar nga 40-vjeçari E.B “Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.