Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Tepelenë-Lopës, në kthesën që të çon drejt fshatit Salari, Njësia Administrative Kurvelesh. Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të mjetit, shtetasit Arjan Ç. Ende nuk dihet nëse në momentin e aksidentit në furgon ndodheshin edhe pasagjerë të tjerë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit fatal.
Burimi:
opinion.al