Aksident në Shkodër, një i plagosur
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër-Muriqan. Një makinë me drejtues I.B ka përplasur motomjetin me drejtues M.H 66-vjeç, i cili ka metur i palgosur. 66-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Njoftimi: Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, automjeti me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi M. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi I. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
vizionplus.tv