Aksident në rrugën e Arbrit/ Makina përplaset me murin mbrojtës, plagoset 45-vjeçarja
Aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës, në zonën e Melanit. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me murin mbrojtës anës rrugës. Mësohet se në automjet udhëtonin babë e bijë. Gruaja, me iniciale S.D., 45 vjeçe, ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar drejt spitali në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Sakaq, babai i saj ka marrë mjekim në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
syri.net