Aksident në Lushnje – Fier/ Taksija përplas për vdekje kalimtarin, po kalonte autostradën nga ana tjetër
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnje – Fier. Mësohet se një mjet taksi ka përplasur një kalimtar i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Aksidenti është shënuar në fshatin Rrapëz. Viktima është identifikuar si Skender Maledhi, 70 vjeç, i cili po tentonte të kalonte autostradën nga ana tjetër. Policia e qarkullimit në vendngjarje po disiplinon trafikun dhe po kryen procedurat. Ndërkohë ambulanca është në pritje të veprimeve për të transportuar viktimën në morg. Njoftimi i policise Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., u shoqërua në Komisariat për...
Burimi:
syri.net