Aksident në Libofshë/ Drejtonte motomjetin nën efektin e alkolit, humb jetën 35-vjeçari
Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Agim, njësia administrative Libofshë, Bashkia Fier. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke udhëtuar me motoçikletën e tij pa targa, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke gjetur vdekjen në vend. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i motoçikletës dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit, gjë që mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit. Autoritetet theksojnë se shkaku i saktë i aksidentit do të përcaktohet pas përfundimit të hetimeve dhe analizimit...
Burimi:
syri.net