Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë
Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune, 28 shkurt, në aksin rrugor “Shkozet-Plepa”, ku një automjet që drejtohej nga një 23-vjeçar, ka përplasur për vdekje një këmbësor, 81 vjeç. Sipas njoftimit paraprak të uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. “Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç. ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë. Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon...
Burimi:
javanews.al