Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të hënë (9 shkurt) në bypassin e Vlorës, pranë fshatit Babicë 2. Sipas informacioneve paraprake dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se një prej të plagosurave, është në gjendje të rëndë, për shkak të frakturave që ka marrë në kokë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
javanews.al