Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Aksident në Bulqizë, makinat përplasen kokë më kokë, dy persona të lënduar
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Bulqizë – Peshkopi. Dy automjete u përplasën kokë më kokë në vendin e quajtur “Ura e Vocit” në fshatin Vajkal. Njëri nga automjetet po lëvizte në drejtim të Bulqizës dhe tjetri në drejtim të Peshkopisë kur janë përplasur në rrugën që lidh lagjen e vjetër të Bulqizës me rrugën e Arbrit. Si pasojë e përplasjes, dy persona mbetën të lënduar. Në vendin e ngjarjes mbërriti autoambulanca e spitalit të Bulqizës. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit. Ndërkohë, kjo zonë konsiderohet pika e zezë e rrugës Bulqizë – Peshkopi ku janë regjistruar shumë aksidente, dhe fatkeqësisht ka patur edhe me fatalitet në humbje jete njerëzore./vizionplus.tv