Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, kamioni përplaset me veturën, shpëtojnë mrekullisht pesonat që ndodheshin në makinë
Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje -Rrogzhine. Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e Grabjanit. Në aksident është përfshirë një kamion i tonazhit të rëndë me një autoveturë Toyota Yaris në të cilën udhëtonte një familje.Si pasojë e aksidentit mjeti Toyota është dëmtuar ndërsa personat e ndodhur në të kanë shpëtuar mrekullishte. Nga hetimet e para lidhur me shkakun e aksidentit dyshohet se drejtuesi i kamionit ka hyr me shpejtësi në rotondo.Edhe pse drejtuesi i kamionit ka frenuar nuk ka arritur të shmangë përplasjen.Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit për procedurat e metejshme./vizionplus.tv