Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje -Rrogozhinë. Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e Grabjanit. Në aksident është përfshirë një kamion i tonazhit të rëndë me një autoveturë Toyota Yaris në të cilën udhëtonte një familje. Si pasojë e aksidentit mjeti Toyota është dëmtuar ndërsa personat e ndodhur në të kanë shpëtuar mrekullisht. Nga hetimet e para lidhur me shkakun e aksidentit dyshohet se drejtuesi i kamionit ka hyrë me shpejtësi në rotondo. Edhe pse drejtuesi i kamionit ka frenuar nuk ka arritur të shmangë përplasjen. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit për procedurat e mëtejshme.