Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, plagosen dy persona

Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë rrugor u shënua mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”, duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve që qarkullonin në atë segment. Sipas të dhënave paraprake, automjeti i përfshirë në aksident dyshohet se po lëvizte me shpejtësi. Gjatë tentativës për të shmangur gurë dhe dhera të rënë mbi rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Automjeti është përplasur me mbrojtëset metalike dhe më pas është përmbysur, duke rënë sërish në trasenë e rrugës. Fatmirësisht, mjeti nuk ka përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin, çka do të kishte sjellë pasoja shumë më të rënda. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër kanë mbetur...