Aksident në aksin Korçë-Ersekë, plagosen dy persona
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në rrugën internacionale Korçë–Ersekë, në segmentin pranë Pishinës së Selenicës. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy mjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policia e Shtetit nga Komisariati i Kolonjës, si dhe efektivë të Policia Rrugore e Korçës, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Burimi:
syri.net