Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen 2 makina, të plagosurit transportohen drejt Traumës në Tiranë

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen 2 makina, të plagosurit transportohen drejt Traumës në Tiranë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Berat-Dimal,në Moravë. Dy automjete janë përplasen me njëra-tjetrën,në tentativë për të parakaluar.Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesit e të dy mjeteve, shtetasi Kristaq Stefa,69-vjeç, banues në Kuçovë dhe shtetasi S.Z,52-vjeç, banues në Berat. Të pagosurit janë transportuar me ambulanca fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat,ku pasi kanë marë ndihmën e parë mjekësore,janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendngjarje ishin forca të shumta policore,që kanë kryer kqyrjen e vendngjarjes, për të konkluduar nē shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.