Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësorja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësorja

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta të pasdites së sotme në zonën e Bathores. Policia e Tiranës bën të ditur se, ka humbur jetën 65-vjeçarja me inicialet Sh. Sh., e cila ishte duke kaluar rrugën. Shoferi, një 40-vjeçar me inicialet E. B., është ndaluar nga policia dhe po punohet për sqarimin e ngjarjes. Tiranë/ Informacion paraprak Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.