Aksident me vdekje në Tiranë/ Automjeti përplas këmbësorin, arrestohet shoferi
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë këtë mëngjes. Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën. Njoftimi: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
syri.net