Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 14:00 pranë mbikalimit të Patokut në superstradën Milot-Fushë Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën teksa udhëtonte me një çiklomotor. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur në krahun e kundërt të rrugës kur është goditur nga një trajler që lëvizte në drejtim të Lezhës, duke shkaktuar këtë aksident fatal. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.