Aksident me pasojë vdekjen, arrestohet shoferi në Elbasan, Policia jep detaje

Aksident me pasojë vdekjen, arrestohet shoferi në Elbasan, Policia jep detaje

Një drejtues automjeti në Elbasan, është arrestuar ditën e sotme, 5 janar, pasi dyshohet të ketë shkaktuar aksident me pasojë vdekjen e një këmbësore. Sipas njoftimit të uniformave blu, në pranga ra shtetasi A.H., 59 vjeç, i cili ka përplasur këmbësoren N.S., mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”. Këmbësorja ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 59 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, shtetasi A. H. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen N. S., 46 vjeçe, këmbësore, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, njofton Policia.