Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Aksident masiv në autostradën Milot-Morinë, përplasen disa makina, 2 gra të lënduara
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë. Mësohet se disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 09:40. Nga aksidenti i rëndë dy gra kanë mbetur të plagosura, të cilat janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacionit të policisë, drejtuesja e njërit nga automjetet, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja N. T. janë identifikuar si të plagosura nga aksidenti. Të dyja kanë marrë ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë aksident dhe për të përcaktuar shkakun e tij.