Aksident i rëndë tek ‘Shkalla e Tujanit’, përplasen dy fuoristrada

Aksident i rëndë tek ‘Shkalla e Tujanit’, përplasen dy fuoristrada

Dy automjete janë përplasur këtë të hënë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” pjesë e rrugës së Arbrit. Përplasja ka qenë e fuqishme, teksa të dyja automjetet tip fuoristrada janë dëmtuar plotësiht. Ende nuk dihet numri i personave që kanë qenë në automjete. Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca për dhënien e ndihmës së parë.