Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Aksident i rëndë në Kamëz, raportohet për 4 të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Valiasit në Kamëz. Dy automjete, një tip Audi dhe një tip Toyota, janë përfshirë në aksident duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Siç mëson Fax News, si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar në spital. Ndërkohë, është shoqëruar në polici drejtuesi i “Audit”. Pritet njoftimi i Policisë mbi dinamikën e ngjarjes.