Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe përmbyset, përfundon në spital drejtuesja

Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe përmbyset, përfundon në spital drejtuesja

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Libofshë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur.  Si pasojë e kësaj është plagosur drejtuesja e automjetit, e cila është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit Rajonal Fier. Bëhet me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit