Burimi:
kohajone.com

Foto © kohajone.com
Aksident i rëndë në Fier, “Benzi” përplas çiftin e bashkëshortëve
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Petovë të Fierit, pranë FNSH-së. Një automjet tip “ Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh, të cilët ishin duke kaluar rrugën. Si pasojë e përplasjes, çifti ka marrë dëmtime në trup dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.







