Aksident i rëndë në Bradashesh, 4 persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, 4 persona mbeten të plagosur

Kronikë E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 21:04 Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit, Paraburgimi i Elbasanit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar panik dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment me qarkullim jo të paktë . Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pas një manovre parakalimi të gabuar nga njëri prej automjeteve të përfshira, çka ka sjellë përplasjen e fortë mes mjeteve. Si pasojë e aksidentit, drejtuesit e të dy automjeteve si edhe dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet nga bluzat e bardha. Në vendngjarje mbërritën...